Zulhajrat Demiri: Numri 5 është ndryshimi që i duhet komunës sonë!

Kandidati i pavarur për komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri ka njoftuar se në zgjedhjet lokale do të kandidojë me numrin 5.
“Të nderuar bashkëqytetarë, Sot u zyrtarizua numri ynë për zgjedhjet e 11 Janarit. Garojmë me numrin.
5 është ndryshimi që i duhet komunës sonë. 5 është vlerësimi dhe mbështetje për njerëzit punëtorë të Vrapçishtit. 5 është angazhimi për drejtësi dhe progres. Më 11 Janar, le të ecim përpara së bashku.
Voto!Me respekt”, ka deklaruar Demiri.



