ZNAM: Asnjë kriminel lufte nuk mund të jetë shembull për admirim

Lëvizja ZNAM ka dënuar ashpër të gjitha përpjekjet për glorifikimin, relativizimin apo justifikimin e krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës.

Nga partia theksojnë se qëndrimi ndaj krimeve të luftës, viktimave dhe vendimeve të formës së prerë të gjykatave ndërkombëtare nuk duhet të jetë objekt i kalkulimeve të politikës ditore.

“Për ne nuk ekzistojnë standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për respektimin e viktimave, të drejtës ndërkombëtare dhe vlerave qytetëruese. Asnjë krim lufte nuk mund të justifikohet dhe asnjë kriminel lufte i dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të paraqitet si shembull për respekt apo admirim”, thonë nga ZNAM.

Partia është ndalur edhe te publikimi kontrovers i drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive, duke theksuar se bëhet fjalë për një qëndrim personal që, sipas tyre, nuk mund të identifikohet me qëndrimin e Qeverisë.

ZNAM shton se përgjegjësia për veprimet publike dhe qëndrimet personale duhet të merret në nivel personal dhe institucional. Në të njëjtën kohë, partia ka hedhur poshtë kritikat se ka “heshtur” për këtë rast, duke theksuar se nuk pranon që opozita t’ia diktojë kohën dhe mënyrën e reagimeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button