Zhegrova shihet si zëvendësues i Conceiçaos te Juventusi

Skuadra e Juventusit është shumë e interesuar që ta blejë kartonin e sulmuesit të Lillet, Edon Zhegrova.
Zhegrova është jashtë fushës që nga 14 dhjetori. Ai ka problem me muskujt aduktorë.
Por lëndimi i Zhegrovës nuk i pengon Juventusit që të insistojë në transferimin e tij.
Sajti “Tuttojuve” ka raportuar të hënën se trajneri i Juves, Igor Tudor, e sheh reprezentuesin e Kosovës si zëvendësues ideal të Francisco Conceiçaos, i cili do të largohet në verë.
22-vjeçari Conceiçao është i huazuar deri në përfundim të këtij edicioni te Juventusi nga Porto.
Drejtuesit e Juves kanë vendosur që të mos e blejnë kartonin e portugezit.
Para lëndimit, 26-vjeçari Zhegrova po kalonte formë shumë të mirë.
Në 21 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, Zhegrova ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime.
Për 26-vjeçarin janë interesuar edhe skuadra të tjera si Napoli, Barcelona, Borussia Dortmundi e Roma.
Për ta liruar ish-sulmuesin e Baselit, Lille po kërkon të paktën 25 milionë euro.