Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali: Barazia gjinore është kusht për demokraci cilësore

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë dhe u drejtua në konsultimin kombëtar për krijimin e Udhërrëfyesit të përgjegjshëm gjinor për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, i organizuar në bashkëpunim me zyrën e UN Women në vend.
Në fjalimin e tij, Sali theksoi se integrimi evropian nuk nënkupton vetëm harmonizim të legjislacionit, por transformim të plotë të shoqërisë dhe institucioneve në funksion të qytetarëve.
Ai potencoi se barazia gjinore nuk është vetëm një zgjedhje politike, por një parakusht për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe cilësore.
Sali nënvizoi se prioritet mbeten politika me rezultate konkrete, institucione efikase për të gjithë qytetarët dhe një proces integrues që reflektohet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.



