Zeqirija Ibrahimi realizon takim me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se sot kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja.
“Sot, së bashku me Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezin, e mirëpritëm në takim vëllazëror ambasadorin e Kosovës, SH.T. Florian Qehaja. Diskutuam për procesin eurointegrues, përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në ekzekutiv dhe forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore me Kosovën. Ritheksova përkushtimin tonë për ta mbështetur Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si garanci për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button