Zeqirija Ibrahimi: Alternativa dhe VLEN-i nuk e kanë frikën e përballjes me qytetarët

Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Vrapçisht dhe në Tearcë, midis tjerash theksoi se Alternativa nuk e ka ende dertin që a mund të shkojmë diku që të mbajmë tubim se mund të kemi gjëra që kemi premtuar e që nuk janë realizuar.

“Në ambientin tonë vizitat e politikanëve bëhen vetëm gjatë fushatës zgjedhore. Ne po duam të japim një mesazh tjetër se nuk vijmë vetëm në kohën e fushatës zgjedhore për kërkim votash, por vijmë edhe kur nuk ka fushatë që ti takojmë qytetarët, ti dëgjojmë ata, të bashkëbisedojmë edhe të ballafaqohemi se a kemi qëndruar në fjalët që i kemi dhënë para zgjedhjeve. Fati jonë i mirë është që deri tash Alternativa si pjesë e kësaj qeverie, por edhe VLEN-i në përgjithësi nëse doni, nuk e ka ende dertin që a mund të shkojmë diku që të mbajmë tubim se mund të kemi gjëra që kemi premtuar e që nuk janë realizuar ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button