Zelensky: E kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për mbështetjen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohjen e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e marrë gjatë luftës kundër Rusisë.
“Sigurisht, ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Zelensky të dielën.
Zelenksy ka theksuar se liderët evropianë së shpejti do të “formojnë pozicionet e përbashkëta”, duke përshkruar qëllimet e përbashkëta lidhur me fundin e luftës në Ukrainë.
“Këto pozicione do t’u paraqiten partnerëve tanë në Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Zelensky.
Zelensky ka shtuar se “nuk ka pasur asnjë ditë” që Ukraina të mos jetë ndjerë mirënjohëse.
Ai gjithashtu vë në dukje se ndihma nga partnerët e tij ndërkombëtarë është gjithashtu “për sigurinë e tyre” dhe se “garancitë e sigurisë janë çelësi” për paqen e qëndrueshme./BBC