Zbulohen detajet dhe identiteti i personave të lënduar nga djegia e hotelit në Vlorë

Zbulohen identitetet e gjashtë personave që mbetën të lënduar nga zjarri i fuqishëm që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës
Të lënduarit janë kryesisht të rinj, mes moshave 20 dhe 30 vjeç. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për:
Ndorina Rexhepi 25 vjec
Arlinda Rexhepi 27 vjec
Erza Grainca 21 vjec
Aldo Kasimi 30 vjec
Ana Dyrmishi 25 vjec
Luan Saliu, 21 vjeç

Zjarri ra rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të hotelit, në lagjen “10 Korriku”. Flakët dyshohet se nisën në ambientet e restorantit dhe u përhapën në godinë, duke detyruar pushuesit të kërkonin rrugëdalje nga hoteli.
Disa prej tyre, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, u detyruan të hidheshin nga ballkonet, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të tjera trupore.

Sipas Policisë, pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ndërsa një tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup.
Nga hetimet paraprake, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se zjarri ka qenë aksidental. Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon vepri

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button