Vritet një 19 vjeçar në Vushtrri

Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në Vushtrri të dielën në rrugën “Gani Badivuku”
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti i cili tha se ky rast ka ndodhur rreth orës 20:35.
Ndërkaq njësitet përkatëse policore janë në kërkim të personit të dyshuar.
“Sonte, rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar.
Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka deklaruar Zaiti.