Vritet në Francë 19 vjeçari shqiptar

Një 19 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Clermont-Ferrand të Francës. Ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00 të Dielën, pranë stacionit të trenit në “Avenue Charras”.
Sipas mediave të huaja, i riu është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Autori, ende i paidentifikuar, është arratisur nga vendgjarja menjëherë pasi e ka qëlluar për vdekje.
Mësohet se nga hetimet e deritanishme, viktima (identiteti i të cilit nuk bëhet me dije) nuk rezulton me ndonjë precedent penal të njohur për autoritetet franceze. Megjithatë ka dyshime të forta se vrasja lidhet me aktivitete kriminale, duke marrë parasysh zonën ku ka ndodhur, e cila njihet për trafikimin e lëndëve narkotike.