Vrasje në Debresh të Gostivarit!

Një banor i Debreshtit në Gostivarit është qëlluar pasditen e sotme me armë zjarri. Sipas informacioneve ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga SPB Tetovë konfirmojnë se kanë një raport të tillë. Nga aty thonë se efektivët e policisë ndodhen në terren dhe sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për vrasje.

“Më shumë informacion për rastin do të ketë pasi të ketë përfunduar hetimi dhe grumbullimi i gjurmëve dhe materialeve që duhet të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes”, thonë nga SPB Tetovë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button