Von der Leyen në Shkup: E di që është e ndjeshme, por duhet t’i bëni ndryshimet kushtetuese, nuk ka zgjdhje tjetër

Maqedonia i përket BE-së, negociatat aderuese filluan në vitin 2022 dhe tani ka mbetur vetëm një hap i rëndësishëm. E di se është e ndjeshme, por dua të jem e qartë, ne do t’i dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë me identitetin dhe gjuhën e saj dhe ne jemi shumë serioz në këtë çështje. Kjo ishte porosia kryesore e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Shkup, raporton Portalb.mk.

“Përgatiteni, edhe ne përgatitetmi sepse zgjerimi është proces i dyanshëm. Prandaj e paraqesim politikën tonë për aderim. DUam të sigurohemi se BE duhet bëhet më i madh dhetë shohim se si ta bëjmë më mirë në esencë Evropën. I nderuar Hristijan, nuk do të futem në detaje, por mund të shihni se ky është një moment i ri në rajon. Ne dëshirojmë që t’i fusim njerëzit e Maqedonisë në BE”, tha Leyen.

Paraprakisht, me një buqetë me lule, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, paraditen e sotme në aeroportin e Shkupit priti presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila sot ndodhet për vizitë zyrtare në vend. Me vizitën në Shkup, ajo e përfundon turneun e këtij viti nëpër Ballkanin Perëndimor, transmeton

“Mirë se erdhe në Shkup për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, shkroi Mucunski në Facebook.

Ministri pret që takimet e paralajmëruara të kryeministrit dhe presidentes me shefen e Komisionit Evropian të jenë konstruktive, me fokus në përparimin e mëtejshëm të vendit.

“Vizita është një konfirmim i fuqishëm i orientimit evropian, përkushtimit të Qeverisë ndaj proceseve reformuese, harmonizimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian dhe përcaktimit të qartë për përparim në integrimin evropian. Për ne është i rëndësishëm një proces i qartë, kredibil dhe i parashikueshëm. Vlerat evropiane, reformat, institucionet e fuqishme dhe një ekonomi konkurruese – për një jetë më të mirë të qytetarëve”, shkruan Mucunski në postimin në Facebook.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, presidentja von der Leyen do të zhvillojë takime me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, pas së cilës do të vizitojë projektin e financuar nga BE-ja për hekurudhën e Korridorit VIII, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit, Aleksandar Nikoloski.

Angazhimet e saj do të përqendrohen në hapat e ardhshëm të nevojshëm për avancimin e partnerëve në rrugën drejt BE-së dhe procesin në vazhdim të integrimit gradual, të mbështetur nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë eurosh. Në dritën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, presidentja planifikon t’i vizitojë këto vende në një datë të mëvonshme.

Me vizitën në Shkup, Von der Leyen e përfundon turneun e këtij viti nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë ditëve të fundit ajo vizitoi Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Shefja e Komisionit Evropian këtë herë i anashkaloi Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në këto dy vende.

Me rastin e kësaj vizite, sot ka regjim të veçantë trafiku në qendër të Shkupit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Regjimi i trafikut do të zbatohet në rrugët në zonën më të gjerë qendrore. Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje shoferëve të zbatojnë urdhrat e oficerëve të policisë.

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, sipas ekspertëve që kanë folur për Portalb.mk, shihet si një mundësi për të përcjellë mesazhe të reja për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, por mbetet e paqartë nëse ajo mund të sjellë edhe një hap konkret drejt zhbllokimit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Përndryshe, në një intervistë për Dojçe Vele (DW), komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e integrimit gradual të vendeve kandidate në fusha të caktuara edhe para anëtarësimit të plotë në BE, si një mënyrë për t’u ofruar qytetarëve përfitime konkrete gjatë procesit të negociatave. Ajo theksoi se kjo nuk do të zëvendësonte anëtarësimin e plotë, ndërsa si shembuj përmendi përfitimet nga CEPA dhe roaming-un. Për Malin e Zi, Kos tha se vendi është në fazën përfundimtare të procesit dhe mund të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028, nëse procesi vijon sipas planit. Për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën ajo kërkoi përparim në demokraci, sundimin e ligjit dhe reformat, ndërsa theksoi se mbetet optimiste për zgjerimin dhe se Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina po shënojnë përparim në procesin e integrimit.

Bashkimi Evropian po zhvillon plane veprimi, sipas të cilave katër vendet që janë më pranë anëtarësimit në bllok do të marrin një rrugë të qartë dhe të detajuar drejt anëtarësimit. Në këtë plan nuk bën pjesë Maqedonia e Veriut.

Janë duke u shqyrtuar udhërrëfyes të posaçëm për Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë, deklaruan për “Politico” dy zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian që po punojnë për draft-propozimet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button