VMRO-DPMNE: Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti janë shembull se pse është e nevojshme shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti janë shembull se pse është e nevojshme shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. Sipas partisë në pushtet, njëri i afërt me Zaevin dhe Filipçen e tjetri me Ahmetin.

“Naqe Georgiev, i cili e pranoi fajin për marrjen e ryshfetit për uljen e dënimit me burg, gjatë qeverisjes së LDS-së dhe BDI-së, nga një gjyqtar i zakonshëm, u bë gjykatës suprem dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor. Ndërsa ai ishte duke u rritur në hierarkinë gjyqësore, djali i tij u bë gjithashtu gjyqtar, dhe gruaja e tij është prokurore publike”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Pretendohet se Georgiev ka keqpërdorur pozitën e tij dhe ka filluar të vjedhë vendimet e gjykatës.

“Ixhet Memeti ka qenë nënkryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë gjatë qeverisjes së LDS-së dhe BDI-së, ai ka ndihmuar Naqe Georgievin për të marrë një dënim më të lehtë për Boro Marlboro. Edhe Naqe Georgiev edhe Ixhet Memeti vendosën për gjyqtarë dhe prokurorë, të avancuar dhe të sanksionuar. Cilat janë procedurat që kanë kryer këta dy zyrtarë të korruptuar dhe sa padrejtësi të tjera kanë shkaktuar?”, thuhet më tej në komunikatë.

Korrupsioni që e shohim përmes Naqe Georgievit dhe Ixhet Memetit, thonë nga partia e Mickoskit, është arsyeja pse duhet shpërbërë Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë. Nga kjo parti vlerësojnë se vetëm kështu do t’i kthehet besimi popullit në drejtësi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button