Kallëzim penal ndaj ish drejtorit në Komunën e Gazi Babës, dëmtoi buxhetin
Ish-drejtori i raportuar V. M. (31) në cilësinë e ushtruesit të detyrës menaxheri i Ndërmarrjes Publike “Gazi Baba 2007” tre vite më parë, duke mos ushtruar autoritetin e tij zyrtar, punësoi shtatë punëtorë sezonalë të cilët nuk kishin nënshkruar kontratë për punësim në kompani.
Ai nuk kishte kryer kontroll të ardhjes së tyre në punë dhe ata i udhëhiqnin sikur të ishin të pranishëm rregullisht në punë, me çka kanë marrë paga dhe është dëmtua buxheti i NP “Gazi Baba 2007” në shumë prej 1.218.000 denarë ose rreth. 20 mijë euro.
“Ministria e Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër V. M. (31) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale nga neni 353 i Kodit Penal – keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, në atë që gjatë vitit 2021, duke mos ushtruar autoritetin zyrtar si ushtrues detyre drejtor i NJP “Gazi Baba 2007” Shkup, ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Gazi Babës”, thuhet në komunikatën e MPB-së.