VLEN: Shëndetësia do të kurohet, por jo edhe mendësia e kalbur e BDI-së!

Koalicioni VLEN i është përgjigjur akuzave të BDI-së lidhur me gjendjen e shëndetësisë në vend dhe kërkesës së tyre për dorëheqje të ministrit Taravari.
Ata thonë se BDI nuk zgjedh mjete për të poentuar politikisht, por keqpërdor edhe rastet më të dhimbshme vetëm e vetëm që t’i kurojnë egot e tyre për tu kthyer në pushtet.
“E fundit është keqpërdorimi me rastet tragjike të vdekjeve të foshnjave, që është në rënie e sipër, por për BDI-në këto shërbejnë si mjet për një propagandë të ndyrë. Kjo është një pasqyrë ku shihet portreti kolektiv i BDI-së si parti e cila për 20 vite shkatërroi
gjithçka, përfshirë edhe shëndetësinë. BDI duke u munduar ta paraqesin fytyrën e mirë para qytetarëve, ata në fakt po vet demaskohen, sepse janë në gjendje të keqpërdorin edhe rastet e dhimbshme për qytetarët, për pikë të ulëta politike. Zgjidhja e problemeve në sistemin e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, që për vite ka çaluar, nuk do të jetë e lehtë apo e lirë, për rregullimin e së njëjtës. Shëndetësia në vendin tonë që kur VLEN është pjesë e qeverisë dhe udhëheqë me dikasterin e shëndetësisë është zgjuar nga “vdekja klinike”. Por, akoma duhet të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimit të rëndë në mënyrë që të rregullohet plotësisht ky sistem. Detyrë jo e lehtë por që me plotë shpresë se do të përmirësohet falë këmbënguljes së ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Fillimi i realizimit të reformave të shumëpritura solli shpresë. Përpjekja për përmirësim ka ndikuar te pacientët, mjekët dhe i gjithë stafi mjekësor, si dhe te administratorët. Shëndetësia gjatë viteve të kaluara kishte humbur jo vetëm reputacionin e besimin, por edhe cilësinë e shërbimeve më të ndjeshme ndaj pacientëve. Ndërkaq, vizita e ministrit Taravari në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte në vazhdën e përpjekjeve për të transmetuar punën dhe praktikat më bashkëkohore të intervenimit mjekësor në Maqedoninë e Veriut, gjë që i
shërben të ardhmes së shëndetësisë në vendin tonë. Por kjo nuk është e gjitha. Kujtojmë se pas shumë viteve është përmirësuar lista pozitive e ilaçeve me 9 ilaçe të reja. Dhe, për here të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut do të punësohen 600 specializantë të ri me vendime me çka do të plotësohet personeli mjekësorë me qëllim që qytetarët të marrin shërbime sa më cilësore shëndetësore.
VLEN ka prioritet shëndetin e qytetarëve!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button