VLEN BDI-së: Me presskonferenca qesharake nuk e mbuloni krimin tuaj të Kazinove

Të humburit e BDI-së me tre presskonferencat e fundit për shtyp mund të konkurrojnë në kategorinë e video inserteve më qesharake, deklaroi Rijad Shaqiri nga VLEN. Nëpërmjet një konference për media, Shaqiri nga VLEN thotë se akuzat e opozitës BDI janë vetëm për të tërhequr vëmendjen nga kriminaliteti që ka bërë BDI gjatë qeverisjes së saj me sektorin e bixhozit.

“Të ngrirë nga frika se mashtrimi i Lotarisë po zbardhet dhe marrëveshjet e turbullta të Artanit dhe Përparimit po dalin në sipërfaqe, ata e sajuan një ide origjinale – të akuzojnë Izet Mexhitin, Arben Taravarin dhe Koalicionin VLEN për marrëveshjet e tyre të bixhozit.
Kjo shtirje në rolin e budallait nuk është parë asnjëherë deri më tani në pluralizmin tonë politik.
Ja edhe faktet:
Vendimi për themelimin e Video Lotarisë Shtetërore – VLT me partnerin CasinosAustria është miratuar në vitin 2013, kur në Qeveri ishin VMRO-BDI dhe kur koalicioni Gruevski, Mijalkov-Ahmeti lulëzonte.
Atëherë zëvendëskryeministër ishte Musa Xhaferi, i cili sot është deputet i BDI-së, derisa ministra ishin Fatmir Besimi dhe Bujar Osmani, të cilët sot janë pjesë e udhëheqësisë më të lartë partiake të BDI-së opozitare.
T’i demaskojmë një nga një sulmet e tyre hipokrite:
Meqenëse BDI-ja me këmbëngulje pretendon se koalicioni VLEN gjoja i’a ka rikthyer monopolin CasinosAustria me një interpretim autentik, atëherë le të përgjigjen pse për 10 vjet duke e llogaritur nga viti 2013, ata nga pozita e pushtetit nuk kanë ndërmarr as edhe një hap për mënjanimin e monopolit të njëjtë që tani ata akuzojnë?
Kur tashmë po spekulojnë për një fitim të pretenduar të paligjshëm prej 100 milionë eurosh në vit, a është me të njëjtën logjikë që BDI ka faturuar gjithsej “1 miliard euro cash” të zeza gjatë kohës që ishte në pushtet?
Pse “të ndershmit” e BDI-së vetëm në vitin 2023 apo 10 vjet pas partneritetit me CasinosAustria u kujtohet të krijojnë një Video Lotari të re Shtetërore me emrin NEW VLT, ku janë Përparim Bajrami, Artin Spahiu dhe Omer Bunjaku, tre të afërmit e “rastësishëm” në organet drejtuese njerëzit e Artan Grubit?
A ka dhe çfarë lidhje saktësisht ka vendimi për themelimin e New VLT-së me PR konsulentët e huaj në fushatën e BDI-së?
A ka paguar Përparim Bajrami 10 milionë euro për platformën e lojërave të fatit në internet “MegaWin”?
Pa përgjigje në këto pyetje, kryesia e korruptuar e BDI-së nuk ka çfarë të kërkojë nga shqiptarët. Në lidhje me taktikat e tyre duam t’u porosisim si vijon…
Konferencat qesharake për shtyp nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia gjyqësore të gjithë ata që kanë shkelur ligjin”, deklaroi  Rijad Shaqiri, koalicioni VLEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button