VLEN: BDI duhet të tregojë se në xhepat e kujt përfunduan fondet e BE-së për kanalizimin në Kërçovë

Deklarata e ambasadorit të Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, se sipas evidencave të Zyrës së BE-së në Shkup projekti i kanalizimit nga Zajazi deri në Kërçovë figuron si i përfunduar në vitin 2024, ndërsa në terren ai nuk është funksional, përbën një nga skandalet më të rënda që lidhen me menaxhimin e fondeve evropiane në Kërçovë.

Përderisa në dokumentet zyrtare të Bashkimit Evropian projekti rezulton i realizuar, qytetarët vazhdojnë të jetojnë pa kanalizimin që u ishte premtuar.

BDI e drejtoi Komunën e Kërçovës për tre mandate radhazi.

Pikërisht gjatë qeverisjes së BDI-së ky projekt duhej të përfundonte në vitin 2024 me fonde të Bashkimit Evropian.

Sot nuk ka projekt funksional, nuk ka përgjegjësi politike dhe nuk ka asnjë shpjegim bindës nga BDI-ja se ku mbetën fondet dhe pse qytetarët u lanë pa këtë investim jetik.

Nëse Bashkimi Evropian e ka evidentuar projektin si të përfunduar, ndërsa ai nuk ekziston në realitet, atëherë BDI ka detyrimin t’u përgjigjet qytetarëve:

Kush i mori përgjegjësitë për realizimin e këtij projekti?

Pse nuk u përfundua projekti brenda afatit të paraparë?

Ku përfunduan fondet e ndara nga Bashkimi Evropian?

Kush përfitoi nga një projekt që në letra figuron i realizuar, ndërsa qytetarët nuk kanë asgjë?

BDI nuk mund të fshihet pas deklaratave boshe.

Heshtja e tyre vetëm sa i shton dyshimet dhe e thellon bindjen se dikush duhet të japë llogari.

VLEN kërkon që Prokuroria Publike dhe të gjitha institucionet kompetente të hapin menjëherë hetim për këtë rast, të verifikojnë çdo denar të shpenzuar dhe të zbulojnë se kush mban përgjegjësi për këtë dështim të rëndë.

Qytetarët e Kërçovës meritojnë përgjigje.

Ata duhet ta dinë se ku përfunduan fondet e Bashkimit Evropian dhe pse një projekt që figuron i përfunduar në dokumente nuk ekziston në realitet.

Çdo tentativë për t’i ikur përgjegjësisë do të jetë një pranim se BDI nuk ka argumente për të shpjeguar këtë skandal.

Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Për çdo euro të taksapaguesve evropianë dhe për çdo mashtrim ndaj qytetarëve duhet të ketë përgjegjësi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button