(VIDEO) Trump poston një video të krijuar me AI për resortin bregdetar “Trump Gaza”

Presidenti amerikan ka postuar një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale në platformën e tij Truth Social, e cila tregon transformimin e Rripit të Gazës të shkatërruar nga lufta në resortin bregdetar “Trump Gaza”.
Videoja shfaq palestinezë që dalin nga tunelet dhe ndërtesat e bombarduara në një plazh, ku ngrihen qiellgërvishtëse luksoze që shikojnë nga një det i kaltër vezullues.
Ajo gjithashtu tregon miliarderin Elon Musk duke kërcyer në plazh ndërsa paratë fluturojnë në ajër, si dhe Trump-in duke kërcyer me një grua me veshje të hapura dhe duke marrë rreze dielli pranë Netanyahut.
Muzika në sfond përmban vargje si:
“Donald’s coming to set you free. No more tunnels, no more fear. Trump Gaza’s finally here.”
(“Donald po vjen për t’ju çliruar. Pa më tunel, pa më frikë. Trump Gaza më në fund është këtu.”)
Videoja vjen në një kohë kur i dërguari i Trump-it, Steve Witkoff, ka shpallur planet për të mbajtur një samit me zhvillues të pasurive të paluajtshme për të diskutuar të ardhmen e Gazës.
Trump ka thënë se dëshiron të zhvendosë palestinezët nga Gaza dhe ta kthejë atë në “Rivierën e Lindjes së Mesme” – një propozim që ka alarmuar shtetet arabe dhe ka nxitur dënime nga palestinezët, të cilët e konsiderojnë këtë si spastrim etnik. /Al Jazeera/