Vedat Muriqi tha se “hat-trickun” ia kushton babait të ndjerë

Asnjë lojtar i Mallorcas nuk ka shënuar “hat-trick” që nga viti 2008. Por kjo ndryshoi të shtunën mbrëma kur Vedat Muriqi i realizoi tri gola në fitoren 3:2 ndaj Athletic Bilbaos.
“AS” ka shkruar se Dani Guiza ishte lojtari i fundit që i shënoi tre gola për Mallorcan, gati 18 vjet më parë.
Muriqi bëri një deklaratë emocionale pas ndeshjes.
“Ia dedikoj këtë ‘hat-trick’ babait, i cili, po të ishte gjallë, do të festonte sot ditëlindjen. Kështu që ia kushtoj atij. Djali im e ka emrin e tij. Ai vdiq kur isha shtatëvjeçar”, ka thënë Muriqi.
Vetëm 12 herë lojtarët e Mallorcas kanë realizuar “hat-trick” në La Liga.



