Vazhdon sot gjyqi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes

Me paraqitjen e provave nga Prokuroria në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot në ora 10:00 duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Në seancat e mëparshme dëshmuan nëna e Vanjës, Zorica Gjorçevska, vajza e Zhezhovskit, Ana Kirkova dhe bashkëshorti i saj, Todor Kirkov, si dhe disa persona të përfshirë në hetimin e dy vrasjeve.

Në seancën e parë, të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata planifikuan së bashku të rrëmbenin vajzën 14-vjeçare për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim. Ndërsa, rrëmbimi i Pançe Zhezovski në Veles ka qenë me qëllim që ta detyrojë që t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast dyshohet se ka asistuar pas kryerjes së veprës edhe një person tjetër, ndaj të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Zhaklina Krstevska.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button