Van Dijk rinovon me Liverpoolin

Kapiteni i Liverpullit, Virgjil van Dijk, ka nënshkruar një kontratë të re, duke zgjatur qëndrimin e tij në “Enfild” përtej sezonit 2024/25. Pas Mohamed Salah, klubi anglez ka rinovuar kontratën edhe me yllin tjetër të skuadrës, Van Dijk. Njoftimi i Liverpullit ka ardhur me anë të faqes zyrtare, ku ka njoftuar se mbrojtësi holandez ka nënshkruar edhe për dy vite tjera. Kjo marrëveshje e re zgjat mandatin e mbrojtësit holandez me të kuqt, duke shënuar gati shtatë vjet e gjysmë që nga ardhja e tij në janar të vitit 2018. Van Dijk e ka vendosur veten si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, duke kontribuar në shtatë trofe të mëdhenj, duke përfshirë Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe dy Kupa të Ligës. Me 314 paraqitje dhe 27 gola, Van Dijk vazhdon të jetë një figurë kryesore në skuadër