Valtonen: Po forcojmë sigurinë në Europë, Kosova e ka vendin e merituar në BE

Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen ka deklaruar se Finlanda e mbështet Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik dhe se po forcojnë sigurinë në Evropë.

Në një intervistë për KosovaPress, derisa nënvizon se Kosova ka vendin e merituar në BE, Valtonen tha se presin reforma të shpejta e stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kur situata globale është e mbushur me sfida të ndryshme, nga konflikti në Ukrainë dhe kërcënimet e sigurisë deri te ndryshimet klimatike, Valtonen ndan perspektivën e Finlandës për prioritetet e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

“Ne qëndrojmë krah Kosovës, e shohim se Kosova e ka vendin e merituar në Bashkimin Evropian dhe në të gjitha organizatat e tjera, dua të them se jemi shumë pro integrimeve euroatlantike të Kosovës, dhe me të vërtetë ne dëshirojmë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që të ketë reforma të shpejta dhe gjithashtu stabilitet, që do të mundësonte anëtarësimin e rajonit në BE”, thotë ajo.

E pyetur për deklaratat e ministrit rus, Sergei Lavrov për luftën e Tretë Botërore, krediplomatja finlandeze thotë se shpërfaqin retorikën agresive të Rusisë. Nënvizon se do t’i kërkojnë Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Sipas ministres së Jashtme finlandeze, angazhimi në mbrojtjen e vlerave themelore si shteti i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e njeriut, siguria dhe paqja në Evropë, janë prioritetet kryesore të vendit të saj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button