Ushtria izraelite: Pesë ushtarë u vranë dhe 10 të tejerë u plagosën, përfshirë 8 në gjendje të rëndë, në Gaza

Pesë ushtarë izraelitë u vranë në veri të Gazës, ndërsa 10 të tjerë jan plagosur, tetë prej të cilëve në gjendje të rëndë, njoftoi Ushtria Izraelite (IDF) të hënën në mbrëmje.

Ushtarët janë identifikuar si Kapiten Yair Yakov Shushan, Rreshter i Parë Yahav Hadar, Rreshter i Parë Guy Karmiel, Rreshter i Parë Yoav Feffer dhe Rreshter i Parë Aviel Wiseman.

Rreshter i Parë Yoav Feffer, 19 vjeç, nga Herzliya

Yariv Fisher, kryetari i bashkisë së Herzliyas, tha:
“Yoav Feffer nuk ishte thjesht një fqinj, ai ishte pjesë integrale e komunitetit tonë – një i ri me vlera.”

“Është e vështirë të përtypim këtë humbje. Qyteti dhe komuniteti ynë kanë humbur një hero të vërtetë.”

Funerali i tij do të mbahet të martën në varrezat e vjetra në Herzliya, në seksionin ushtarak.

Kapiten Yair Yakov Shushan, 23 vjeç, nga Ma’alot-Tarshiha

Moti Ben David, kryetari i bashkisë së Ma’alot-Tarshihas, tha se qyteti është në zi për vdekjen e Shushan-it.

“Yair – heroi – u rrit dhe u edukua në këtë qytet, luftoi me guxim në luftë dhe madje mori një çertifikatë ekselence nga Kryeministri dhe Shefi i Shtabit verën e kaluar gjatë përfundimit të kursit të tij për oficerë.”

“E gjithë komuniteti i Ma’alot-Tarshihas përqafon familjen e tij në këtë kohë të vështirë.”

Aviel Weissman, 20 vjeç, nga Poriya Illit

Këshilli Rajonal i Luginës së Jordanit njoftoi humbjen e Aviel Weissman-it, nga Poriya, i cili ra në Gaza.

“Banorët e Poriya-së përkulen me dhimbje dhe zie për humbjen e Aviel Weissman-it, një bir i komunitetit, në luftën ‘Shpatat e Hekurt’ në Gaza.

Weissman ishte një i diplomuar i shkollës Darca Beit Yerah.

Rreshter i Parë Yahav Hadar, 20 vjeç, nga Kfar Tavor, dhe Rreshter i Parë Guy Karmiel, 20 vjeç, nga Gedera, u emëruan gjithashtu.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button