Ushtria izraelite ndërmerr sulme të reja ndaj qytezave në Libanin jugor

Ushtria izraelite ka kryer një seri sulmesh në jug të Libanit të shtunën, përfshirë granatime me artileri dhe të shtëna me armë zjarri, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA), transmeton Anadolu.

Një dron izraelit shpërtheu në çatinë e një shtëpie në lagjen Deir në Nabatieh al-Fawqa, ndërsa një tjetër shpërtheu herët të shtunën pranë kooperativës në qytezën Shoukin, në rrethin Nabatieh, raportoi agjencia.

Në të njëjtin rreth, automjete ushtarake izraelite u panë duke lëvizur nëpër qytetin Zawtar al-Sharqiya, ndërsa në lagjet e banuara u dëgjuan të shtëna me mitralozë, bëri të ditur agjencia.

Periferitë e Mayfadoun, Zawtar dhe Nabatieh al-Fawqa u përballën me granatime sporadike me artileri gjatë natës, ndërsa ushtria izraelite shkaktoi një shpërthim mes Zawtar dhe Kfartabnit, shtoi agjencia.

Në rrethin Bint Jbeil, forcat izraelite qëlluan me mitralozë në drejtim të qytezës Barashit herët të shtunën, ndërsa automjete ushtarake lëvizën përgjatë periferisë së tij.

Në rrethin Marjayoun, forcat izraelite shkulën nga rrënjët pemë ulliri gjatë natës në kodrën Al-Shariqa, në qytezën Khiam, ndërsa në zonën përreth u dëgjuan automjete ushtarake, sipas agjencisë.

Sulmet izraelite në jug të Libanit vazhdojnë që nga 2 marsi, pavarësisht një marrëveshjeje kornizë të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, të arritur mes Libanit dhe Izraelit në qershor.

Marrëveshja parashikon masa të sigurisë, përfshirë tërheqjen e forcave izraelite nga zonat që ato i mbajnë të pushtuara dhe dislokimin e ushtrisë libaneze në këto zona për të marrë përsipër përgjegjësitë e sigurisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button