Ushtria izraelite: Armëpushimi i Gazës nuk do të hyjë në fuqi “derisa Hamasi të dorëzojë listën e pengjeve”

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka deklaruar se armëpushimi në Gaza nuk do të fillojë derisa të merret lista e pengjeve që do të lirohen, transmeton Anadolu.
Grupi palestinez Hamas përsëriti përkushtimin ndaj marrëveshjes, duke theksuar se vonesa është për shkak të “arsyeve teknike dhe logjistike”.
Sipas afatit kohor të rënë dakord nga ndërmjetësuesit, respektivisht Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së, armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës u vendos të hyjë në fuqi në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale.
Marrëveshja që përfshin ndalimin e armiqësive dhe shkëmbimin e të burgosurve është në përputhje me afatin kohor të rënë dakord nga ndërmjetësit Katari, Egjipti dhe SHBA.
Armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit pritet të ndalojë luftën gjenocidale izraelite në Gaza, që vazhdon që nga 7 tetori i vitit 2023, e cila ka vrarë të paktën 47 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 110.700 të tjerë.