UNICEF: Në spitalin Al-Aksa në Gaza jeta e 20 foshnjave të sapolindura është në rrezik

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) paralajmëroi se për shkak të mungesës së karburantit në spitalin “Dëshmorët e Aksasë” në Rripin e Gazës jeta e më shumë se 20 foshnjave të sapolindura është në rrezik, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga UNICEF-i thuhet se hyrja e karburanteve në Gaza e cila është nën sulmet izraelite, është ende e ulët.
Në deklaratën në të cilën vëmendja tërhiqet mbi krizën e karburantit në spitalin Aksa në rajonin qendror të Gazës thuhet se “Gjeneratorët e oksigjenit do të mbyllen për shkak se nuk mund të bëhen dërgesat e rregullta të karburantit për spitalin Aksa në Deir al-Belah dhe se 20 foshnja të sapolindura do të jenë në rrezik”.
Gaza ka nevojë urgjente për më shumë karburant dhe korridore të sigurta për punonjësit e ndihmës humanitare për të kryer detyrat e tyre, thuhet më tej.
Spitali “Dëshmorët e Aksasë” paralajmëron se për shkak të mungesës së karburantit në spital, shërbimet shëndetësore kanë arritur në pikën e ndalesës dhe për këtë arsye 1.200 pacientë dhe të plagosur janë në rrezik për jetën.