Tym i zi: Asnjë papë i zgjedhur në votimin e parë

Tymi i zi u ngrit mbi Vatikanin të mërkurën për të sinjalizuar se asnjë kandidat nuk mori shumicën e kërkuar prej dy të tretave të kardinalëve për t’u bërë Papa i ardhshëm.
Megjithatë tymi i bardhë ndoshta nuk është larg. Shumica e konklavave moderne zakonisht kanë zgjatur dy ose tre ditë. Papa Françesku u zgjodh në ditën e dytë të konklavës së vitit 2013.
Kujtojmë që këtë të mërkurë, 133 kardinalë u mbyllën në konklavën në Kapelën Sistine, ku zhvilluan votimin e parë të fshehtë për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike Romake, por pa një emër.
Tymi i zi do të thotë se nesër do të zhvillohen të tjera votime, ndërsa nese do dilte tym i bardhë do të thotë se me votat e kardinalëve ishte zgjedhur një Papë i ri.
Si zgjidhet një Papë
Ndërkohë që do të mbahet vetëm një votim i vetëm në ditën e hapjes së konklavës, priten katër raunde në ditët pasuese (dy në mëngjes, dy në pasdite).
Përpara se dyert të mbylleshin, kardinalët bënë një betim në të cilin premtuan të mbanin sekret të gjitha çështjet që lidheshin me votimin dhe se kushdo që zgjidhet do ta kryejë me besnikëri rolin.
Ata tani nuk do të kenë komunikim me botën e jashtme derisa të zgjidhet një papë i ri, që do të thotë se konklavi ka filluar zyrtarisht.
Nëse nuk zgjidhet asnjë kandidat pas ditës së tretë, votimi ndërpritet për një ditë lutjeje përpara se të rifillojë.
Kandidatët ngushtohen në dy kandidatë nëse nuk zgjidhet asnjë Papë pas 21 raundeve votimi, por çdo konklavë në më shumë se një shekull ka përfunduar shumë kohë më parë.