Trumpi pushon nga detyra shefin e Shtabit të Përgjithshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pushuar nga puna një gjeneral të lartë, lëvizje që është pritur qe disa javë.
Në njoftimin e tij në platformën e tij sociale Truth Social, Trump e ka quajtur drejtuesin e Shtabit të Përgjithshëm, Charles Q. Brown, një “zotëri i mirë” dhe “një lider i jashtëzakonshëm”, derisa dha shenja për më shumë zëvendësime, ka raportuar “CNN”.
“Më në fund, gjithashtu kam udhëzuar Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, për t’i propozuar edhe pesë pozita të larta shtesë, që do të publikohen shpejtë”, ka shtuar ai.
Hegsethi ka telefonuar Brownin të premten dhe i ka treguar për vendimin për pushimin e tij nga puna si kryesori i ushtrisë, sipas zyrtarëve të mbrojtjes në SHBA.
Pushimi i tij nga puna është përmendur për disa javë, me thashetheme se urdhri në pritje për shkarkim ka qenë duke kaluar nëpër Pentagon. Por spekulimet për pushimin e Brownit dhe të tjerëve, u bënë më serioze kur një listë formale është ndarë kohët e fundit me disa ligjvënës republikanë.
Minuta pas postimit të Trumpit, Hegseth lëshoi një deklaratë në të cilën lajmëroi se pushohet edhe Admiralja Lisa Franchetti, shefe e flotës detare.