Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushim

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se pas një telefonate dyorëshe me homologun e tij rus, Vladimir Putin se “Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja, një FUND të luftës”.

Trump në “Truth Social” tha se “toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera”.

“Rusia dëshiron të bëjë tregti në shkallë të gjerë më Shtetet e Bashkuara kur të ketë mbaruar kjo luftë katastrofike dhe unë jam dakord. Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për Rusinë që të krijojë sasi masive vendesh pune dhe pasurie. Potenciali i saj është i pakufizuar”, vazhdoi Trump.

Ai tha gjithashtu se Ukraina “mund të jetë një përfituese e madhe në tregti”.

Trumpi tha se ai informoi menjëherë liderët e mëposhtëm për përmbajtjen e thirrjes pas përfundimit të saj: Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe presidentin finlandez Alexander Stubb.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button