Tre ambasadorë evropianë në Moskë marrin pjesë në takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë

Ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë në Moskë kanë mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë për një takim me zv.ministrin Mikhail Galuzin, transmeton Anadolu.
Ministria lëshoi një deklaratë ku thuhej se ambasadorëve iu paraqitën “vlerësime objektive mbi politikat shkatërruese të udhëheqjeve të vendeve të tyre” në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.
Sipas ministrisë, këto politika të vendeve evropiane synojnë të inkurajojnë Ukrainën të vazhdojë luftimet.
“Palës ruse iu shpjeguan qasjet themelore për gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe diplomatike të konfliktit, duke adresuar shkaqet e tij rrënjësore”, tha ministria, duke shtuar se takimi u zhvillua me kërkesë të ambasadorëve.
Dje, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, njoftoi se tre ambasadorët kishin kërkuar një takim me zv.ministrin Galuzin.
“Do të takohemi me ta dhe do t’i dëgjojmë. Është thjesht interesante të shohim se si këta njerëz do të paraqesin diçka që mund të çojë drejt mendimeve konstruktive”, tha Lavrov.
Fundjavën e kaluar, kryeministri britanik, Keir Starmer, ishte nikoqir i një takimi në formatin ‘E3-plus-Ukraina’, ku morën pjesë presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.



