Tottenham, mbi 200 mln euro të shpenzuara në pak orë, zyrtarizon Fernandes, ka akord me Tonalin

Tottenham zyrtarizon transferimin e mesfushorit portugez Mateus Fernandes nga West Ham për shifrën rekord prej 99 milionë eurosh. Futbollisti 21 vjeçar që ka vetëm një ndeshje me kombëtaren portugeze, nuk është grumbulluar nga trajneri Roberto Martinez në skuadër për Botërorin e këtij viti.
Ish futbollisti i Sporting Lisbonë dhe Southampton vjen te Tottenham në një moment kur trajneri Roberto De Zerbi po kërkon të rindërtojë skuadrën e Spurs që vetëm në castet e fundit evitoi rënien nga kategoria sezonin e kaluar.
‘Tottenham është një klub i madh dhe trajneri ka luajtur një rol vendimtar në vendimin tim për t’u bashkuar me ta-tha Fernandes-biseda jonë ishte shumë speciale. Ndajmë të njëjtin vizion të futbollit’
Përpara Fernandes, blerja më e kushtueshme ishte ajo e holandezit Xavi Simons, i blerë nga Leipzig për 65 milionë euro. Me këtë transferim, mesfushori portugez u bë njëkohësisht edhe futbollisti i 10 më i kushtueshëm në Premier League angleze. Po kështu, Fernandes është edhe përforcimi i pestë i Tottenham në merkaton e kësaj vere pas portierit Martin Dubravka dhe mbrojtësve Marcos Senesi, Andy Robertson dhe Jan Paul van Hecke.
Ndërkaq sipas medias angleze klubi londindez ka arritur marrëveshjen me Newcastle edhe për transferimin në Londër të Sandro Tonalit për një shifër mbi 115 milionë euro. Në këtë mënyrë klubi i Spurs rezulton se në harkun e pak orëve ka shpenzuar mbi 200 milionë euro për blerjen e dy futbollsitëve në merkato.



