TIKA vazhdon mbështetjen për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka financuar pajisjen me materiale dhe pajisje të ndryshme të laboratorit të gjuhëve të huaja të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Në Tiranë është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të projektit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për laboratorin e gjuhëve të gjuhëve në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, raporton Anadolu.
Në ceremoni ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Selcuk Bayraktaroglu, shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, ambasadori turk në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, nënkryetari i TIKA-s, Yahya Coskun, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata dhe zyrtarë të tjerë nga të dy vendet.
Në një deklaratë për Anadolu, Coskun, theksoi se TIKA ka zbatuar projekte të ndryshme në Shqipëri për shumë vite.
Ai shtoi se numri i projekteve që kanë zbatuar nga e kaluara deri më sot po i afrohet shifrës 800.
“Sot ne jemi këtu në kudër të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura Turke. Si TIKA, ne kemi hapur një klasë të gjuhës turke, brenda Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku në vitin 2025, ne rinovuam klasën e përdorur më parë. Këtë vit, hapëm një klasë tjetër të re. 19 personel ushtarak mësojnë gjuhën turke këtu. Ne nuk e shohim këtë vetëm si një bashkëpunim midis Forcave të Armatosura Turke dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por edhe si një nga bashkëpunimet tona midis Turqisë dhe Shqipërisë”, tha Coskun.
Coskun shtoi ndër të se janë të vendosur të zbatojnë shumë projekte në Shqipëri, sipas tij, një vend me lidhje të thella historike.
TIKA ka financuar pajisjen me materiale dhe pajisje të ndryshme të laboratorit të gjuhëve të huaja të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Edhe më parë TIKA ka kontribuar për këtë institucion, duke ngritur klasën e gjuhës turke me pajisje të ndryshme.


