Thellohet tensioni Maqedoni-Bullgari, ambasadori refuzon notën e protestës për flamurin
Ambasadori bullgar Zheljasko Radukov, i cili sot pasdite ishte thirrur në MPJ të Maqedonisë së Veriut për shkak të lëshimit diplomatik të mosvendosjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në takimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova me Rumen Radevin në Sofje, ka refuzuar ta marrë notën e protestës.
Siç konfirmojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ambasadori bullgar e ka refuzuar notën e protestës, me përmbajtjen e së cilës është njoftuar gojarisht nga ana e drejtorit i cili e ka zhvilluar bisedën.
Kjo ngjarje është vetëm vazhdimësi e marrëdhënieve të ftohura mes dy shteteve që kanë lidhje me bllokimin e Bullgarisë që i ka bërë Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së për shkak të mosmarrëveshjeve historike. Pavarësisht se ekziston një Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë me të cilën RMV është obliguar që të fusë edhe bullgarët në Kushtetutë, VMRO DPMNE po refuzon zbatimin derisa nuk merren garanca se nuk do të ketë kërkesa të reja ndaj RMV-së.Alfax