Të shtëna mes ushtarëve ukrainas, 3 të vdekur dhe 4 të plagosur

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur mes ushtarëve ukrainas të vendosur në rajonin verilindor të Kharkivit, ku për pasojë 3 ushtarë vdiqën dhe 4 të tjerë u plagosën rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga ushtria ukrainase, por pa dhënë detaje të tjera.

Ushtria tha se armët u përdorën për arsye “personale” dhe jo-ushtarake dhe se “po merr të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen”.

Ndërkohë Holanda dhe Danimarka kanë premtuar se do të dërgojnë 14 tanke të tjera të rinovuara Leopard në Ukrainë këtë verë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button