Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Dardania në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur”, ka thënë Ahmeti.
Sipas zëdhënëses Ahmeti, personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.