Të paktën 44 persona të vrarë nga Izraeli në 24 orët e fundit në Gaza

Në përditësimin e fundit të bilancit të viktimave, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njofton se përveç 44 të vrarëve, janë regjistruar edhe 145 të plagosur gjatë ditës së fundit.
“Ende ka viktima nën rrënoja dhe nëpër rrugë, dhe ekipet e ambulancave dhe Mbrojtjes Civile nuk munden të arrijnë deri tek ta,” thuhet në deklaratë.
“Numri i të vdekurve nga agresioni izraelit është rritur në 51,201 dëshmorë dhe 116,869 të plagosur që nga 7 tetori 2023,” thuhet më tej, duke shtuar se që nga rifillimi i luftës më 18 mars pas një armëpushimi gjashtë-javor, janë vrarë 1,827 persona dhe janë plagosur 4,828 të tjerë.