“Të bllokuar mes dy frikërash”: Stuhitë dimërore godasin familjet e zhvendosura në Gaza

I zhvendosur nga veriu i Gazës drejt pjesës qendrore të territorit, Ahmedi tani jeton në një tendë me vajzën e tij, pasi humbi dy shtëpitë e tyre.
“Nuk e mbaj më mend sa herë jam detyruar të largohem,” tha ai, në një postim të UNRWA-s në platformën X.
Ndërsa kushtet dimërore përkeqësohen, ai përshkruan një luftë të përditshme për ta mbajtur fëmijën e tij të sigurt.
“Jam i bllokuar mes dy frikërash: të ftohtit që depërton natën në trupin e vogël të vajzës sime dhe frikës për jetën time kur bie shi dhe tenda nuk na mbron më.”
Ky njoftim vjen në kohën kur Departamenti Meteorologjik Palestinez paralajmëron për mot të ftohtë, të paqëndrueshëm dhe përmbytje në të gjithë Gazën.
Kombet e Bashkuara bënë të ditur se një djalë palestinez u mbyt pasi ujërat e përmbytjeve përfshinë një kamp me tenda, duke nxjerrë në pah rreziqet gjithnjë e më të mëdha me të cilat përballen familjet e zhvendosura që strehohen në tenda të improvizuara. /Al Jazeera/



