Taravari vizitoi familjen e foshnjës 3 muajshe: Dhunuesit do të dënohen!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka vizituar këtë mbrëmje familjarët e foshnjës 3 muajshe për të cilën u raportua se është dhunuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.
Familja Iseni nga Saraji e ka informuar drejtpërdrejt Taravarin për rastin, ndërsa ky i fundit i ka siguruar se “infermierja do të pushohet menjëherë nga puna dhe se personalisht të kujdeset që rasti të kalojë urgjentisht tek organet e Drejtësisë”.
Taravari poashtu kishte shkruar se ishte tmerruar nga rasti.
“S’ka shumë që jam ndeshur me një rast monstruoz. Një fëmij, 3 muajsh ka shenja dhune në trup. Familja pretendon se fëmija është dhunuar në pediatri nga motra medicinale sepse nëna e fëmijës nuk ka ditur maqedonisht…
1. Nëse ky rast është i vërtetë kjo infermiere do të pushohet menjëherë nga puna dhe unë personalisht do të kujdesem që t’i kalojë urgjent organeve të Drejtësisë
2. ⁠Sidoqë të jetë e vërteta do të gjenden dhe do të dënohen fajtorët e këtij akti të shëmtuar dhe të dhimbshëm”, ka shkruar Taravari.
Për dhunën ndaj foshnjes kishte raportuar PortaliX ku familja e foshnjes kishte denoncuar me video dëshmi se fëmija i tyre ishte dhunuar si hakmarrje nga infermieret maqedonase sepse nëna e saj nuk dinte të komunikonte në maqedonisht.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button