Taravari: Ligji për “branitellat” hyri në Parlament gjatë pushtetit LSDM-BDI, ja si do të veprojë VLEN
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari në intervistën për Alsat ka folur për debatin në Parlament për nevojën për miratimin e Ligjit për “branitellat”.
Taravari theksoi se të mos manipulohet me këtë propozim-ligj që sipas tij ka hy në procedurë parlamentare nga mesi i janarit të këtij viti kur kryeministër ishte Talat Xhaferi, pra BDI dhe LSDM në pushtet, përcjell INA pjesë nga intervista në Alsat.
“Ligji ndodhi nga mesi i janarit të ktij viti kur kryeministër ishte Talat Xhaferi dhe në seancën e Kuvendit kur duheshin të shkarkoheshin dy ministrat Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, në atë seancë ishte ligji i propozuar pra ligji për “branitellat”. Atëkohë deputeti ynë Halil Snopçe reagoi dhe kërkoi që të mos votohet ky propozim-ligj që të hyë në rend dite, por atëherë BDI as që e diskutoi apo u mundua që ta parandaloj që të hyjë në procedurë”, theksoi Taravari.
Ai shtoi se kjo çështje është shqetësuese dhe si partner do të ulen do të diskutojnë.
“Ne si partner duhet të ulemi dhe të diskultojmë, që nëse do të ketë zgjidhje të jetë reciproke, pra të ketë zgjidhje për të dyja palët. Do të bëjmë përpjekje që ta parandalojmë dhe do të kemi diskutim si partner koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE”, theksoi Taravari.INA