Sulm ndaj turistëve në Indi, 5 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh në një zonë turistike në Kashmirin e administruar nga India, njoftuan autoritetet.

Ngjarja tragjike ndodhi në Baisaran, një livadh malor i njohur për bukurinë natyrore, rreth 5 kilometra nga qyteti piktoresk Pahalgam, shpesh i përshkruar si “Zvicra e Indisë”. Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë trupa të ushtrisë indiane duke vrapuar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur operacionet për kapjen e autorëve.

Kryeministri i rajonit, Omar Abdullah, e cilësoi sulmin si një nga më të rëndët ndaj civilëve në vitet e fundit.
“Jam i tronditur përtej besimit. Ky sulm ndaj vizitorëve tanë është i neveritshëm”, tha ai.

Ndërkohë, Nënguvernatori i rajonit, Manoj Sinha, konfirmoi se ushtria dhe policia janë vendosur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë mbi sulmin. Ai shtoi se shumë prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital me plagë të marra nga armë zjarri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button