Suedia ‘thellësisht kritike’ ndaj ofensivës izraelite në qytetin e Gazës

Suedia i është bashkuar korit të dënimeve ndërkombëtare ndaj zgjerimit të ofensivës tokësore të Izraelit në qytetin e Gazës, raporton Al Jazeera, përcjell alfax.mk.
Në një postim në X, ministrja e Jashtme Maria Malmer Stenergard tha se qeveria e saj ishte “thellësisht kritike ndaj ofensivës së intensifikuar ushtarake në Gaza që po zhvillohet tani”.
“Ofensiva e përkeqëson edhe më tej një situatë tashmë katastrofike humanitare dhe çon në zhvendosje të detyruara masive të popullsisë civile, gjë që përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare,” tha ajo.
Ajo shtoi se ofensiva e bën edhe më urgjente rritjen e presionit mbi Izraelin, që BE-ja të ecë përpara me propozimet për ngrirjen e komponentit tregtar të marrëveshjes së asociimit mes bllokut dhe Izraelit, si dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj “ministrave ekstremistë izraelitë”.