Steve Bannon pranon fajin në rastin e mashtrimit për murin kufitar

Steve Bannon u deklarua fajtor për mashtrimin e banorëve të New Yorkut që dhuruan për ndërtimin e murit kufitar të presidentit Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, transmeton Anadolu.
71-vjeçari Bannon, një aleat prej kohësh i presidentit Trump, bëri marrëveshjen për pranimin e fajësisë në një sallë gjyqi në New York, ku pranoi se ka marrë donacione për mbledhjen e fondeve në internet për projektin e murit kufitar të Trumpit në këmbim të mos burgosjes.
Projekti ‘Ne ndërtojmë murin’ ‘We Build the Wall’ (Ne ndërtojmë murin) premtoi se 100 për qind e donacioneve do të financonin një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, por prokurorët thanë se Bannon i ri-drejtoi vetes qindra mijëra dollarë duke i pastruar paratë përmes subjekteve të palëve të treta.
“Z. Bannon do të deklarohet fajtor për pikën 5 të aktakuzës, që është një skemë për të mashtruar në aktakuzë. Ai do të marrë një lirim me kusht”, tha në sallën e gjyqit prokurori Jeffrey Levinson.
Gjykatësi vendosi një masë tre-vjeçare të lirimit me kusht, kohë gjatë së cilës Bannon nuk mund të shërbejë si drejtor i një bamirësie ose mbledhje fondesh për një organizatë jofitimprurëse. Atij gjithashtu i është ndaluar të përdorë të dhënat e mbledhura nga donatorët e projektit ‘We Build the Wall’.
Ky dënim është dënimi i dytë penal ndaj Bannonit, pasi në tetor të vitit 2022 ai u dënua pasi u shpall fajtor për kundërshtimin e një thirrjeje nga komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte sulmin e 6 janarit të vitit 2023 në Kapitolin e SHBA dhe qëndroi katër muaj pas hekurave.
Bannon ishte këshilltari i lartë i Trumpit gjatë mandatit të parë të presidentit në Zyrën Ovale. Ai fillimisht u akuzua në gjykatën federale me tre të pandehur, por Trumpi e fali atë kur u inaugurua më 20 janar.
Trump mund të falë të pandehurit që përballen me akuza federale, por jo ato shtetërore, siç janë veprat penale të New Yorkut për të cilat ai u deklarua fajtor sot.