Sondazhi i CNN për debatin Biden-Trump, për 81 për qind nuk ndikoi tek vota

Sipas një sondazhi të publikuar nga CNN, i kryer mes ndjekësve të debatit presidencial Biden-Trump, rreth 8 votues të regjistruar në 10, ose 81 për qind, kanë deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë efekt tek zgjedhja e tyre për kreun e shtetit.

14 për qind e të intervistuarve, sipas transmetuesit amerikan, kanë deklaruar se debati i ka bërë të reflektojnë, por pa i bërë të ndërronin mendje; ndërsa 5 për qind kanë deklaruar se kanë ndërruar mendim për kë do të votojnë.
Opinionet pas debatit për Biden kanë pësuar një rënie të lehtë: vetëm 31 për qind e shohin favorit krahasuar me 37 për qind që ishin përpara nisjes së debatit televiziv.

Ndërkohë, 43 për qind e të intervistuarve sheh Donald Trump si favorit, pak më shumë se kuota prej 40 për qind që ishte përpara mbajtjes së eventit televiziv.

Ndërsa 48% e ndjekësve të debatit deklaruan se Trump u përball më mirë me shqetësimet sa i takon aftësisë së tij për të drejtuar presidencën, kundrejt 23 për qind që mendon se Biden bëri një punë më të mirë dhe 22 për qind që mendojnë se asnjë nga kandidatët nuk bëri një paraqitje pozitive.

Rezultatet e sondazhit, saktëson CNN, reflektojnë opinionet mbi debatin vetëm nga ata zgjedhës që e ndoqën atë dhe nuk janë përfaqësues të opinionit të të gjithë publikut amerikan me të drejtë vote sa u takon preferencave të tyre politike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button