Siri, intensifikohen përleshjet në qytetin Suwayda

Përleshjet midis arabëve beduinë dhe forcave fisnore, si dhe grupeve druze në provincën jugore siriane Suwayda u intensifikuan në hyrjen perëndimore të qendrës së qytetit, raporton Anadolu.

Në provincën Suwayda, pavarësisht se administrata e Damaskut arriti një marrëveshje me grupet lokale dhe u tërhoq nga rajoni, përleshjet rifilluan me veprimet e zhvendosjes me forcë të udhëheqësit druz të grupit Hekmat al-Hejri, i cili kundërshtoi marrëveshjen, kundër arabëve beduinë.

Mbrëmë, arabët beduinë, me pjesëmarrjen e qindra luftëtarëve nga fiset arabe në pjesë të tjera të Sirisë, rimorën disa vendbanime nga grupi Hejri dhe arritën në hyrjen perëndimore të qendrës së qytetit.

Grupet e armatosura druze u tërhoqën nga rrethinat e qytetit dhe vendosën mbrojtjet e tyre në qendër të Suwaydas.

Përleshjet midis palëve vazhdojnë në hyrjen perëndimore të qendrës së qytetit.

Forcat siriane të sigurisë nuk janë të përfshira drejtpërdrejtë në përleshjet në Suwayda, por ato po kryejnë aktivitete kontrolli në rrugët që të çojnë në Suwayda.

– Përleshjet në Suwayda dhe sulmet izraelite

Më 13 korrik, shpërthyen përleshje në shkallë të vogël midis fiseve arabe beduine dhe grupeve të armatosura druze në provincën Suwayda në Sirinë jugore.

Dhjetëra ushtarë u vranë në sulmet e grupeve druze ndaj forcave të sigurisë siriane të vendosura në rajon.

Pas përshkallëzimit të përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe grupeve lokale të armatosura Druze, midis palëve u arrit një armëpushim.

Ndërsa armëpushimi u prish me shpejtësi, ushtria izraelite nisi sulme kundër forcave të sigurisë siriane.

Më 16 korrik, forcat ajrore izraelite goditën kompleksin presidencial sirian, selinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Po atë ditë u rivendos një armëpushim midis qeverisë dhe grupeve lokale në Suwayda, ndërsa avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ndaj Damaskut dhe Daraas.

Vlerësohet se qindra njerëz humbën jetën në përleshjet dhe sulmet izraelite në Suwayda, ku forcat e sigurisë janë tërhequr.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button