Siri, arrestohet një celulë e ISIS-it në Halep

Autoritetet siriane kanë arrestuar një celulë të lidhur me grupin terrorist ISIS (DEASH) gjatë një operacioni të përbashkët sigurie në lindje të Halepit, tha sot një burim në Ministrinë e Brendshme për agjencinë e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.
Operacioni është kryer në koordinim midis Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit të Përgjithshëm të Inteligjencës, duke çuar në ndalimin e disa të dyshuarve, tha burimi.
Autoritetet gjithashtu sekuestruan armë, municione dhe pajisje armatimi që ishin në posedim të celulës dhe të destinuara për t’u përdorur në kryerjen e aktiviteteve terroriste, shtoi burimi.
Javën e kaluar, autoritetet siriane arrestuan një celulë prej pesë personash të lidhur me një palë të huaj që planifikonte të synonte një figurë fetare në Damask, tha një burim në Ministrinë e Brendshme për televizionin Al-Ekhbariya.



