Shqiptohen 252 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gjatë ditës së djeshme, (11.04.2024) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.
Në këtë aksion janë sanksionuar 252 shoferë, prej tyre pesë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 128 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 124 shoferë jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB.



