Shqipëria e pafat, Kroacia e kthen rezultatin

Edhe pse po bën ndeshje shumë të mirë, kombëtarja e Shqipërisë nuk arriti ta ruajë epërsinë ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të grupeve në EURO 2024.
Kroacia barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 74-të me golin e Andrej Kramariq, ndërsa vetëm dy minuta më vonë kaloi në epërsi 2-1 me autogolin e Gjasulajt.
Kujtojmë se Shqipëria ishte në epërsi edhe ndaj Italisë në ndeshjen e parë, por italianët e kthyen rezultatin që në pjesën e parë.