Shkup – Policia arreston tre hajdutë, plaçkitnin para nga fëmijët

Më 16 prill 2025, rreth orës 23:30, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar S.A. (19) nga fshati Kondovë, si dhe M.I. (22) dhe R.F. (20), të dy nga Shkupi.

Ata dyshohen se rreth orës 22:25, në një stacion autobusi në Bit Pazar, kanë kërcënuar dhe u kanë marrë para pesë të miturve nga fshati Kuçevisht, komuna e Shkupit. Pas këtij incidenti, ata kanë ndaluar edhe dy të mitur të tjerë nga fshatrat Idrizovë dhe Trubarevë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës në procedurë të përshpejtuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button