Shkup–Dubai pa ndalesa: Nga marsi nisin fluturimet tri herë në javë!

Nga marsi i vitit 2027, Shkupi dhe Dubai do të lidhen me fluturime të drejtpërdrejta, tri herë në javë, përmes kompanisë ajrore Flydubai.
Lajmin e konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pas takimit me drejtorin kryesor komercial të kompanisë, Hamad Obaidalla, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Ministrisë, linja e re ajrore synon të përmirësojë lidhjet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve, duke krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe tërheqjen e investimeve.

Mucunski e cilësoi marrëveshjen si rezultat konkret të diplomacisë ekonomike dhe përpjekjeve për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.

Ministria theksoi gjithashtu kontributin e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe për realizimin e kësaj linje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button