Shkëlqimi dhe rënia e Arben Taravarit, sa e kishte përkrahjen kur i tha “Po” VLEN-it dhe sa tani kur u vetëpërjashtua (FOTO)

Pothuajse një vit më parë, Arben Taravari solli vendimin që t’i bashkëngjitet VLEN-it. Ky vendim i tij pati jehonë shumë të madhe edhe në rrjetet sociale, aty edhe ku viteve të fundit është zhvendosur “beteja” politike dhe po bëhen matjet se cili “peshon” më pak apo më shumë.
Në statusin e tij të para një viti, Taravari, kishte grumbulluar mbi 2.500 pëlqime, 448 komente dhe 271 shpërndarje. Pa dyshim, ky status kishte bërë bujë dhe ishte një tregues se vendimi i Taravarit për t’ju bashkëngjitur VLEN-it ishte i mirëpritur gjerësisht nga opinioni.
Tani, një vit më pas, Taravari dhe krahu i tij brenda ASH-së, vendosën që të distancohen dhe të vetpërjashtohen nga koalicioni VLEN, edhe pse, ky koalicion arriti që të sjell ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët.
Pas konferencës për media të eksponentëve të VLEN-it, ku ata konstatun vetëpërjashtimin e Taravarit nga VLEN-i, erdhi edhe reagimi i Taravarit.
Ajo që mund të shihet është zbehja drastike e përkrahjes ndaj tij. Statusi i tij numëron 805 pëlqime, ka 85 komente dhe 72 shpërndarje. Pra dukshëm shumë më i ulët se sa statusi në momentin kur Taravari vendosi t’i bashkëngjitet koalicionit VLEN.
Këto numra dhe të dhëna janë një tregues i qartë se popullata është zhgënjyer nga veprimi i Arben Taravarit për tu larguar nga koalicioni dhe për tu afruar me BDI-në e Ali Ahmetit. /Alfax.mk/